6 persona kanë rënë në pranga gjatë orëve të fundit në Fier.
Sipas një komunikate nga Drejtoria Vendore e Policisë në Fier, G. C., 41 vjeç ka rënë në pranga pasi nga heitmet ka rezultuar se shiste lëndë narkotike të llojit heroinë.
Ndërsa persona të tjerë kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale, mes tyre drejtimi i mjetit në gjendje të dehur apo përdorimi i paligjshëm i lojrav etë fatit.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, arrestoi shtetasin G. C., 41 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke i shitur një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike heroinë, shtetasit K. S., i cili u procedua penalisht. Nga kontrolli i banesës së shtetasit G. C., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike heroinë, 1 peshore elektronike, dhe një sasi metadoni.
Policia Rrugore arrestoi shtetasin H. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Fier ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim N. C., 25 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit dhe 3 muaj për veprën penale “Vjedhje”.
Gjithashtu nga Komisariati i Policisë Fier u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. V., 30 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli në lokalin në pronësi të tij, shërbimet e Policisë i gjetën në aparatet celulare të këtij shtetasi, faqe të ngjashme me ato të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshm
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co