Rafael Dias ndryshe Rafinja është shpallur lojtari më i mirë në La Liga për gushtin. Paraqitjet mjaft të mira të tij kanë bërë që braziliani të vlerësohet me këtë çmim simbolik.E të mendosh se ai ishte ndër lojtarët që mendohej se mund të largohej nga skuadra në merkaton e verës. Pas këtij çmimi, Rafinja pranoi në një intervistë për “Barça One” se nuk priste të ishte një nga kapitenët e Barcelonës, por se zgjedhja i dha atij “shumë gëzim”.
“Isha shumë i lumtur për përzgjedhjen time si një ndër kapitenët e Barcelonës. Nëse them se e prisja do të gënjeja, por isha shumë i lumtur që më zgjodhën”, theksoi ai.
Sipas mendimit të 27-vjeçarit brazilian, ky kërcim në hierarki përfaqëson mbështetjen e kolegëve të tij.
“Atë që unë bëj brenda në dhomat e zhveshjes, djemtë dhe shumica e veteranëve e shohin. Të jesh kapiten nuk është thjesht të jesh një nga katër prej nesh. Do të thotë të jesh gati për të ndihmuar me gjithçka që nevojitet brenda dhe jashtë fushës”.
Për të gjitha këto arsye, më shumë se dy vjet pas nënshkrimit të tij, Rafinja e sheh veten duke kaluar kohën më të mirë në klub, duke paralajmëruar se mund të përmirësohet shumë më tepër dhe të ndihmojë shumë më shumë. Në lidhje me aspiratat e Barçës këtë sezon, Rafinja paralajmëroi se çfarë do të thotë të luash për një klub të tillë.
“Kur vjen të luash për një ekip si Barça, duhet të kesh parasysh të luftosh për gjithçka, Champions, Liga, Kupa e Mbretit, Superkupë… Nëse vjen këtu dhe nuk mendon të fitosh gjithçka, je në klubin e gabuar. Në një klub të kësaj madhështie objektivi minimal duhet të jetë të fitosh gjithçka”, theksoi ai.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co