Takimi në Fier/ Bardhi: Ka qindra arsye për të mbështetur ndryshimin

takimi ne fier bardhi ka qindra arsye per te mbeshtetur ndryshimin
takimi ne fier bardhi ka qindra arsye per te mbeshtetur ndryshimin

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, i cili është caktuar si drejtues politik në Qarkun e Fierit, ka zhvilluar takimin me strukturat e kësaj partie në Fier.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan “i inkurajuar dhe falenderues nga mikëpritja dhe energjia që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë”.

Në vijim ai thekson se Fieri ka qindra arsye për të mbështetur ndyshimin, por mbi të gjitha, se kurrë nuk ju kthye besimi i madh që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet.

“Në vend të mirënjohjes, qytetarët e ndershëm e punëtorë të Fierit u përballën gjatë gjithë këtyre viteve me arrogancën, varfërinë dhe korrupsionin në çdo sektor”, shkruan Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co