“Pikë uji”, Sabina Kodra, producentja e filmit zbulon prapaskenat/ Ja mesazhi i fortë që përcjell

pike uji sabina kodra producentja e filmit zbulon prapaskenat ja mesazhi i forte qe percjell

Në emisionin “Kjo javë” në News24 të gazetares Nisida Tufa, ishte e pranishme producentja Sabina Kodra, e cila foli për filmin “Pikë uji” të regjisorit Robert Budina.

Kodra tha se ky film ka ardhur në një moment shumë të vështirë për jetën tonë. “E ftova Bertin që të tërhiqej nga angazhimi i tij politik dhe të ishte artisti që do të fliste me profesionin e tij. Isha e bindur se vetëm përmes artit dhe kinemasë ai do të shprehte shqetësimin e tij qytetar”, tha Kodra.

Ajo u shpreh se ky film vjen me motivacionin e një qytetari shumë të angazhuar, i cili në një moment shpritplasur donte të fliste, donte të komunikonte dhe unë e ftova që të bënim bashkë këtë komunikim, ne nuk mund të fshihemi, nuk mund të bëjmë sikur po jetojmë në një përrallë.

Capture
Capture

“Ne zgjodhëm metaforën për të folur për mostrën për të cilën shoqëria jonë duhet të flasë dhe të reagojë”, tha ajo.

Kodra tha se filmi në vetvete ka një grua 40-vjeçare në kulmin e kontratës së saj, ku në ditën më të rëndësishme të saj në karrierë, i bie një telefon ku njoftohet se djali i saj akuzohet për përdhunimin e Borës.

“Ajo është e bindur se i biri i saj është i pafajshëm, është e bindur se do të bëjë gjithçka që ta nxjerrë nga burgu, por ajo vjen një ditë që humbet gjithçka”, rrëfeu detaje nga filmi, producentja Sabina Kodra.

Kodra tha se temën për filmin e ka zgjedhur ajo, pasi ishte një periudhë e mbushur me ngjarje të tilla.

“I thashë Bertit që ne duhet të flasim për këtë gjë, për një pastrim kolektiv përmes kinemasë”, tha Kodra duke dhënë detaje lidhur me filmin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →