Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Gërvalla: Faktori ndërkombëtar të dënojë gjuhën armiqësore të Vuçiçit karshi Kosovës

ministrja e puneve te jashtme dhe diaspores e kosoves gervalla faktori nderkombetar te denoje gjuhen armiqesore te vucicit karshi kosoves
ministrja e puneve te jashtme dhe diaspores e kosoves gervalla faktori nderkombetar te denoje gjuhen armiqesore te vucicit karshi kosoves

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar, që të dënojë, ato që i ka cilësuar si “qasje, sjellje dhe gjuhë agresive e armiqësore” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, karshi Kosovës.

Ky reagim i Gërvallës vjen lidhur me adresimin që Vuçiç bëri një ditë më parë, kur ai doli me disa kërkesa.

Ai kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut.

Gërvalla tha se me këto kërkesa, Vuçiq tregoi se “nuk e ka ndër mend të ndalë instrumentalizimin e serbëve të Kosovës dhe interesave të tyre, duke i shfrytëzuar për politikë ditore dhe përfitime financiare”.

Ajo fajësoi Vuçiqin se qëndron parapa vendimit të serbëve në Kosovë për të bojkotuar zgjedhjet lokale në veri, për largimin e serbëve nga institucionet në veri, nga Policia e Kosovës, gjyqësori si dhe për “shtytjen, organizimin dhe financimin e grupeve të ndryshme për të marrë pjesë në barrikadimin e rrugëve dhe akteve të tjera të dhunshme, përmes presionit të strukturave ilegale dhe grupeve kriminale”.

“Tani, duke qenë plotësisht i ndërgjegjshëm që personat, të cilët me urdhër të tij janë përfshirë në vepra penale, krime dhe akte të dhunshme në Kosovë tashmë nuk mund të luajnë asnjë rol në jetën publike dhe institucionale të Kosovës, kërkon kthimin në gjendjen e mëparshme, pa treguar madje së paku arsyet e largimit dhe bojkotimit të institucioneve”, shkroi Gërvalla në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co