Shqiperia

Pamje/ Autori hapi zjarr në hyrje të lokalit, si u krye plagosja e dyfishtë në Malësinë e Madhe

pamje autori hapi zjarr ne hyrje te lokalit si u krye plagosja e dyfishte ne malesine e madhe
pamje autori hapi zjarr ne hyrje te lokalit si u krye plagosja e dyfishte ne malesine e madhe

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Vrakë në Malësinë e Madhe mëngjesin e sotëm, kur rreth orës 09:45, një person i armatosur hapi zjarr në hyrje të një lokali, duke plagosur dy persona.

[embedded content]

Sipas raportimit të gazetarit Senad Nikshiqi, shtetasi Lul Rakaj dyshohet se qëlloi me armë zjarri shtetasit Besmir Qofi, Avenir Hasanaj, të cilët u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Megjithatë gjendja e Hasanajt është e rëndë pasi autori e ka qëlluar me plumb në gjoks.

[embedded content]

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij akti të rëndë.

Në ndihmë të tyre janë angazhuar edhe Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Njësia e Shkodrës, të cilët po vazhdojnë kontrollet intensive në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts