Bota

Plagosi dy persona me armë zjarri, publikohen pamjet e momentit kur autori arrestohet! Policia: Pas tre orë ndjekjeje dhe kontrolle, u vu në pranga! Tentoi disa herë të…

plagosi dy persona me arme zjarri publikohen pamjet e momentit kur autori arrestohet policia pas tre ore ndjekjeje dhe kontrolle u vu ne pranga tentoi disa here te
plagosi dy persona me arme zjarri publikohen pamjet e momentit kur autori arrestohet policia pas tre ore ndjekjeje dhe kontrolle u vu ne pranga tentoi disa here te





































Policia ka dale më njoftim zyrtar për arrestimin e Lul Rakajt, autorit të plagosjes me armë zjarri të shtetasve Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj në Malësinë e Madhe.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se pas afro tre orë ndjekjeje dhe kontrollesh, Forcat Speciale Renea, në zonën e ballkonit të Tamarës, lokalizuan dhe rrethuan autorin duke i bërë thirrje që ai të dorëzohej.

Rakaj nuk iu përgjigj thirrjes për dorëzim, por tentoi disa herë që të dilte nga rrethimi duke përfituar edhe nga koha e keqe me reshje shiu dhe nga zona e pyllëzuar, por nuk ka mundur dot  të largohet dhe pas disa minutash në rrethim është kapur e vënë në pranga.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të gjetur armën e zjarrit, të cilën autori dyshohet se e ka fshehur kur ka parë  Forcat Speciale Renea që e kishin rrethuar.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin lligor të këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të dy shtetasve në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.

Pas ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, ku  shtetasi L. R.,  tentoi të vriste me armë zjarri shtetasit  B. C., dhe A. H,  të cilët mbetën të plagosur, dhe më pas shtetasi L.R,  u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe armën e zjarrit, shërbimet e Policisë menjëherë u vunë në ndjekje të tij.

Nisur nga fakti që autori ishte i armatosur, në ndihmë të  Drejtorisë Vendore të  Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Malësisë së Madhe, shkuan Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe  dy grupe të Forcave Speciale Renea, për të bërë të mundur neutralizimin dhe  kapjen e autorit.

Ndërkohë Shërbimet e Policisë Kufitare morën masa për bllokimin e kufirit  me qëllim mos lejimin e largimit drejt Malit të Zi, të autorit të dyshuar.

Pas afro tre orë ndjekjeje dhe kontrollesh, Forcat Speciale Renea, në zonën e ballkonit të Tamarës, lokalizuan dhe rrethuan autorin e  dyshuar duke i bërë thirrje që ai të dorëzohej.

Shtetasi L.R,  nuk i’u përgjigj thirrjes për dorëzim, por tentoi disa herë që të dilte nga rrethimi duke përfituar edhe nga koha e keqe me reshje shiu dhe nga zona e pyllëzuar, por nuk ka mundur dot  të largohet dhe pas disa minutash në rrethim është kapur e vënë në pranga.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e  zonës për të gjetur armën e zjarrit, të cilën shtetasi L.R, dyshohet se e ka fshehur kur ka parë  Forcat Speciale Renea që e kishin rrethuar.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin ligor të këtij rasti.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts