I dënuar për korrupsion, GJKKO liron nga qelia ish-shefin e IKMT-së Sarandë, Julian Preni

i denuar per korrupsion gjkko liron nga qelia ish shefin e ikmt se sarande julian preni





































Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia ish-shefin e IKMT-së Sarandë, Julian Preni dhe ish-punonjësin e Zyrës së Urbanistikës Sarandë, Arjel Balani, të cilët ishin dënuar për korrupsion e ndikim të paligjshëm për një leje plazhi dhe në procedurën e ndjekur për prishjen e një godine në bregdet.

gjkko-spak

Gjykata e Posaçme kishte dënuar me nga 1.4 vite secilin, Balanin dhe Prenin, në muajin qershor të këtij viti, pasi akuzoheshin se i kishin kërkuar ryshfet shtetasit, Foti Doda në lidhje me një objekt të ndërtuar në plazhin e Ksamilit.

Arjel Balani i ka kërkuar Foti Dodës dhe Sofia Dodës shumë prej 12.000 Euro, për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me qëllim nxjerrjen lejes së shfrytëzimit të plazhit.

Në muajin Korrik të vitit 2021, Arjel Balani, i’u ka marrë këtyre shtetasve 6.000 Euro, duke biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe ia ka kthyer shumën monetare.

Ndërsa Julian Preni në muajin mars të vitit 2020, me detyrë në atë kohë -përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar Foti Dodës 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil.

Pasi kanë negociuar Foti Doda i ka dhënë Julianit, shumën prej 3000 Euro. Si rrjedhojë e këtij veprimi korruptiv Foti Dodës nuk i është prishur objekti në vitin 2020, edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit Shtator të vitit 2019.  Nga dokumentacion i administruar nga IKMT, rezulton se objekti i shtetasit Foti Doda është prishur vetëm në datën 07.06.2021.

Njoftimi i GJKKO:

Kërkuesit Arjel Balani dhe Julian Preni më datë 13.09.2024 kanë paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” të vendosur ndaj të pandehurve Arjel Balani dhe Julian Preni me vendimin nr.115, datë 25.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërimin e lirimit të të pandehurve”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Etleva Deda dhe Erjon Bani bazuar në nenet 112 dhe 261/1/c të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 525, datë 15.09.2024, vendosi:
  2. Pranimin e kërkesës së kërkuesve (të pandehurve) Arjel Balani dhe Julian Preni.
  3. Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Arjel Balani me vendimin nr.115 Akti datë 25.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar me vendimin nr.40 dt. 26.06.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Arjel Balani nga masa e sigurimit personal “arrest në burg” nëse nuk mbahet për ndonjë vendim tjetër mase sigurimi personal shtrëngues “arrest në burg”, apo vendim dënimi me burgim të formës së prerë.
  5. Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Julian Preni me vendimin nr.115 Akti dt 25.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar me vendimin nr.40 dt. 26.06.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Julian Preni nga masa e sigurimit personal “arrest në burg” nëse nuk mbahet për ndonjë vendim tjetër mase sigurimi personal shtrëngues “arrest në burg”, apo vendim dënimi me burgim të formës së prerë.
  7. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
  8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brënda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të gjykatës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →