Të shtënat me armë zjarri pranë Donald Trump, reagon Kamala Harris: E lumtur që është mirë! Dhuna nuk ka vend në Amerikë

te shtenat me arme zjarri prane donald trump reagon kamala harris e lumtur qe eshte mire dhuna nuk ka vend ne amerike




































Kamala Harris thotë se është “e lumtur” që rivali i saj presidencial Donald Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri “në afërsi të tij” pranë qendrës ndërkombëtare të golfit të Trump në Florida.

1558734-11-20240910201628-trump-harris-open-debate-handshake

“Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, shtoi Harris.

Gjithashtu edhe Shtëpia e Bardhë ka dalë me një deklaratë, ku thuhej se presidenti dhe zëvendës presidentja ishin “informuar për incidentin”.

LEXO EDHE: DETAJET/ Të shtënat me armë në fushën e golfit të Trump, Shërbimi Sekret e largoi të sigurt ish-presidentin nga vendngjarja! Nisin hetimet

“Ata janë të lehtësuar tashmë që e dinë se ish-presidenti është i sigurt. Ata do të mbahen të përditësuar rregullisht nga ekipi i tyre,” thuhet në deklaratë.

Fushata e Trump raportoi më herët se ai është “i sigurt pas të shtëna me armë në afërsi të tij”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co