Tentoi të dilte nga Shqipëria ndërkohë që kërkohej ndërkombëtarisht, 48-vjeçari arrestohet në Muriqan

tentoi te dilte nga shqiperia nderkohe qe kerkohej nderkombetarisht 48 vjecari arrestohet ne muriqan
tentoi te dilte nga shqiperia nderkohe qe kerkohej nderkombetarisht 48 vjecari arrestohet ne muriqan

Finalizohet operacioni policor i koduar “WEB Page”, për ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Tentoi të dilte nga Shqipëria, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet në Poloni, lokalizohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 48-vjeçari polak.

I ndaluari akuzohet për pjesëmarrje në një organizate kriminale për shitje online të substancave të rrezikshme për shëndetin.

Si rezultat i informacionit të siguruar nga intervistimi dhe verifikimet në dalje të Republikës së Shqipërisë, si dhe i shkëmbimit të tij ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, me qëllim ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan finalizuan operacionin policor të koduar “WEB Page”, gjatë të cilit u ndalua shtetasi polak G. (D.) H., 48 vjeç.

Gjykata në Lublin i ka caktuar 48-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i substancave psikotrope dhe anabolizante”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.

Për rreth 3 vjet (2018-2021), organizata kriminale në të cilën merrte pjesë shtetasi G. (D.) H. shiste online, pa pasur licencë, substanca të rrezikshme për shëndetin, të cilat nuk përmbushnin kriteret e cilësisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →