Festimi i Vinicius shkakton polemika, ish-lojtari i Real Madrid: Nuk është gjesti i duhur

festimi i vinicius shkakton polemika ish lojtari i real madrid nuk eshte gjesti i duhur
festimi i vinicius shkakton polemika ish lojtari i real madrid nuk eshte gjesti i duhur

Vinicius Junior festoi golin  duke i kërkuar tifozëve të Sociedad që të heshtin, gjest ky që nuk i ka pëlqyer aspak  ish-lojtarit të  Real Madrid, Pedja Mijatovic.

“Ai hodhi gurë në çatinë e tij. Ai hedh gurë dhe këtë e bën duke ditur gjithçka që po ndodh rreth tij. Ai duhet ta marrë këtë hap, të qetësohet paksa”.

“Ne jemi shumë të lumtur me golin, por pastaj ishim shumë të zhgënjyer me festimin. Pse ju duhet kjo? Ata janë shumë të lënduar. Unë flas për shumë madrilenë: Ne të gjithë e duam atë, por jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ka thënë Mijatovic.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co