Bota

Shënjestroi Donald Trump teksa luante në fushën e golfit, guvernatori i Florida: Si arriti atentatori t’i afrohej ish-presidentit në një distancë prej 500 metrash?

shenjestroi donald trump teksa luante ne fushen e golfit guvernatori i florida si arriti atentatori ti afrohej ish presidentit ne nje distance prej 500 metrash





































Ndërsa FBI ka nisur hetimet për atë që është konsideruar si atentat ndaj ish-presidentit Donald Trump, edhe shteti i Floridës po heton ngjarjen.

Ryan Wesley Routh

“Njerëzit meritojnë të dinë të vërtetën për atentatorin dhe se si ai ishte në gjendje t’i afrohej ish-presidentit në një distancë prej 500 metrash,” shkroi guvernatori republikan Ron DeSantis në X.

DeSantis është një figurë kyçe në partinë republikane dhe lëvizjen MAGA.

Ai kontestoi zgjedhjet paraprake republikane përpara se të largohej dhe të mbështeste fushatën presidenciale të Trump.

atentat donald trump

Rreth orës lokale 13:30 të pasdites së të dielës në Donald Trump po luante në fushën e tij të golfit në West Palm Beach.

I dyshuari Ryan Wesley Routh po qëndronte në shkurre në perimetrin e fushës së golfit, kur u pikas.

Një agjent i Shërbimit Sekret, i cili po patrullonte, pa tytën e kallashnikovit që dilte nga shkurret, rreth 300-500 metra larg ish-presidentit dhe qëlloi në drejtim të të dyshuarit, i cili më pas u arratis nga vendngjarja me makinë.

Por, ishte një dëshmitar i cili fotografoi makinën tip Nissan, me të cilën u largua autori i dyshuar, si edhe targën e automjetit.

Ryan Wesley Routh u ndalua në një autostradë në Martin County, rreth 45 minuta me makinë nga fusha e golfit dhe u arrestua. Sherifi William Snyder tha se ai ishte i qetë dhe shfaqte pak emocione.

Është e frikshme se si ai iu afrua aq shumë Donald Trump, brenda distancës së qitjes, me një armë me fuqi të lartë.

Pra, do të ketë pyetje të mëdha që Shërbimi Sekret duhet t’i përgjigjet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts