VIEDO/ Kandidati për kryetar bashkie në Brazil godet rivalin e tij në kokë me një karrige hekuri

viedo kandidati per kryetar bashkie ne brazil godet rivalin e tij ne koke me nje karrige hekuri
viedo kandidati per kryetar bashkie ne brazil godet rivalin e tij ne koke me nje karrige hekuri

Ky është momenti kur një prezantues televiziv brazilian dhe kandidat për kryetar bashkie godet mbi kokë një rival politik me një karrige gjatë një debati të nxehtë elektoral.

Sipas mediave të huaja, Pablo Marcal u shtrua në spital me dyshime për thyerje të brinjëve dhe vështirësi në frymëmarrje pas sulmit brutal gjatë transmetimit Live.

Pamjet treguan Jose Luiz Datena duke ecur drejt “viktimës së tij” dhe duke sulmuar me stolin e rëndë nga një distancë e afërt, megjithëse Marcal ai arriti të ngrejë krahun në momentin e fundit dhe ta shmangë pak goditjen.

Të dy burrat po konkurrojnë për t’u bërë kryebashkiak i Sao Paulos.

Kandidati i ekstremit të djathtë, Marcal, e kishte mërzitur Datenën duke përmendur akuzat për ngacmime seksuale të bëra kundër prezantuesit të TV, të cilat u hodhën poshtë nga prokurorët.

Kjo çoi në një shkëmbim fyerjesh, që përfundoi me sulmin fizik pasi Marcal akuzoi rivalin e tij politik, i cili si ai nuk ka mbajtur kurrë një post politik, se donte ta sulmonte atë gjatë një debati të mëparshëm televiziv, por hoqi dorë ngaqë ishte ‘nuk ishte mjaft burrë’.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →