Sport

Shifrat pozitive të Partizanit, të kuqtë i kanë transfertat si në “shtëpi”

shifrat pozitive te partizanit te kuqte i kane transfertat si ne shtepi
shifrat pozitive te partizanit te kuqte i kane transfertat si ne shtepi

Ndryshe nga çfarë mund të duket, për Partizanin transfertat nuk janë edhe aq të vështira.

Të kuqtë stërviten në fushë me bar sintetik dhe në transferta luajnë në fusha natyrale, por duket se kjo nuk ndikon edhe aq, të paktën në rezultate. Partizani ka një bilanc mjaft të mirë jashtë, duke marrë në konsideratë edhe ndeshjet e luajtura vjet në Kategorinë Superiore, pa llogaritur “Final 4”, që e luajti si asnjanës.

Në 10 ndeshjet e fundit në Superiore, Partizani ka bilanc pozitiv: 5 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Tri skuadrat e fundit që e kanë mposhtur ekipin e kuq jashtë janë Egnatia, Skënderbeu dhe Dinamo.

Kjo kundër Laçit është transferta e dytë të në këtë sezon, pas fitores me shifrat 0-2 kundër Teutës, në një nga paraqitjet më të mira të “Demave” në këtë start të kampionatit. Vitin e shkuar kundër Laçit të kuqtë fituan dy beteja, si dhe humbën e barazuan dy të tjerat.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts