Aksident në Theth/ I riu spanjoll humb kontrollin mbi drejtimin e motorit dhe del nga rruga, plagoset bashkë me pasagjerin

aksident ne theth i riu spanjoll humb kontrollin mbi drejtimin e motorit dhe del nga rruga plagoset bashke me pasagjerin





































Një 27-vjeçar spanjoll është aksidentuar me motor në Theth, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin mbi motomjetin dhe ka dalë nga rruga.

policia

Sipas informacioneve nga policia, te plagosur kanë mbetur shoferi me iniciale A. S., 27 vjeç dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi me iniciale C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Shkodër/Informacion paraprak

Në fshatin Theth, shtetasi spanjoll A. S., 27 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →