Interi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Kristjan Asllanin. Klubi zikaltër ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Mesfushori i kombëtares kuqezi do të qëndrojë në Milano, të paktën deri në vitin 2028. Asllani po luan sezonin e tij të 3-të me këtë skuadër, teksa ka dhënë një kontribut me vlerë sa herë është aktivizuar.
Gjatë merkatos së kaluar, nuk kanë munguar zërat për një largim nga kampionët e Italisë për shkak të minutazhit të pakët, por ka qenë vetë dëshira e 22-vjeçarit që të provojë.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co