“Putin, ja ku jam”/ Si planifikoi atentatori i Trump të luftonte për Ukrainën, i ofroi Kievit të rekrutonte ushtarë

putin ja ku jam si planifikoi atentatori i trump te luftonte per ukrainen i ofroi kievit te rekrutonte ushtare
putin ja ku jam si planifikoi atentatori i trump te luftonte per ukrainen i ofroi kievit te rekrutonte ushtare

Atentatori që dyshohet se tentoi të vriste kandidatin republikan për president, Donald Trump, kishte vizituar Kievin dhe i kishte ofruar shërbimet e tij Ukrainës, por ishte refuzuar, tha të hënën ushtria ukrainase.

Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, u arrestua të dielën pasi Shërbimi Sekret Amerikan e pa atë në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach, Florida. Postimet e tij në mediat sociale dhe një libër i vetë-botuar pretendonin përfshirje me ushtrinë ukrainase.

Të hënën, Komanda e Forcave Tokësore të Ukrainës konfirmoi për CNN se Routh kishte qenë në kontakt me të, por i përshkroi idetë e tij si “delirante” dhe mohoi të kishte pranuar shërbimet e tij.

“Ai na ofronte një numër të madh rekrutësh nga vende të ndryshme, por ishte e qartë për ne që ofertat e tij nuk ishin realiste,” tha për CNN Aleksandr Shaguri, një zëdhënës ushtarak. “Ne as nuk u përgjigjëm, nuk kishim asgjë për t’u përgjigjur. Ai nuk ka qenë kurrë pjesë e Legjionit dhe nuk ka bashkëpunuar me ne në asnjë mënyrë.”

Mënyra më e mirë për të përshkruar mesazhin e Routh ishte “ide deluzionarl”, tha Shaguri për CNN.

Djali i Routh, Oran, konfirmoi për Guardian të dielën se babai i tij ishte i përkushtuar në kauzën e mbështetjes së Ukrainës, për të cilën ai ishte intervistuar nga disa media dhe ishte postuar shpesh në mediat sociale.

Në stacionin Przemysl, Routh deklaroi se do të aplikonte për “brigadën ndërkombëtare” të luftëtarëve të huaj të Ukrainës, duke shpjeguar se kishte sjellë një jelek antiplumb dhe një helmetë. Por pa ndonjë përvojë ushtarake, ai priste një refuzim. I pyetur nëse ishte i përgatitur të vriste, ai tha: “Unë do ta bëj këtë gjatë gjithë ditës”, duke shtuar: “Por nëse vrasja dy ose tre persona nuk do të ndryshonte rrjedhën e luftës. Inkurajimi i mijëra njerëzve mund të ndryshojë gjërat.”

Ai nuk kishte kontakte në Ukrainë. Plani i tij: të ngrejë flamuj kombëtarë nga e gjithë bota në qendër të Kievit, të organizojë një zinxhir njerëzor rreth tyre dhe, sipas fjalëve të tij, të deklarojë: “Putin, ja ku jam”.

Në verën e vitit 2022, Routh vizitoi Ukrainën dhe dha intervista të shumta për mediat perëndimore, duke u paraqitur si një ndërlidhës me qeverinë në Kiev dhe duke kërkuar të angazhojë luftëtarë pro-SHBA nga Afganistani për kauzën ukrainase. Në një intervistë të tillë, Routh i tha gazetarit të Newsweek Romania, Remus Cernea, se ai po rekrutonte njerëz për Legjionin Ndërkombëtar të Ukrainës.

“Unë e shikoja atë si një person të vërtetë të pafajshëm idealist, pa ndonjë instinkt vrasës,” tha Cernea për CNN pasi Routh u identifikua si autori i armatosur në Florida.

Gazetari rumun kujtoi se Routh e shihte konfliktin Rusi-Ukrainë si “bardh e zi… e mirë kundër së keqes” dhe se në një intervistë tjetër ai e përshkroi presidentin rus Vladimir Putin si një “terrorist” të cilit “duhet t’i jepet fund”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →