Bota

VIDEO/ Atentati ndaj Trump, momenti i arrestimit të autorit

video atentati ndaj trump momenti i arrestimit te autorit
video atentati ndaj trump momenti i arrestimit te autorit

Zyra e Sherifit në qarkun e Martin në Florida ka publikuar pamjet e para të të dyshuarit për tentativën e vrasjes të Donald Trump, Ryan Routh, teksa arrestohet.

Kamerat e vendosura në uniformat e zyrtarëve policorë shfaqin oficerët e armatosur duke i bërtitur të dyshuarit, nga i cili kërkojnë që të lëvizë mbrapa. Duke mbajtur duart pas kokës, oficerët i afrohen me kujdes, më pas ia vendosin duart poshtë dhe e arrestojnë.

Nga Zyra e Sherifit po ashtu janë publikuar fotografitë e Routh, ku shihet teksa qëndron pranë oficerëve pak sekonda pas arrestimit të tij.

[embedded content]

Kjo është tentativa e dytë për ta vrarë ish-presidentin amerikan Donald Trump, i cili javë më parë u ballafaqua me një situatë të ngjashme.

(Balkanweb)

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts