Koha e dashurisë, Berretini dhe modelja Lelli më të lumtur se asnjëherë

koha e dashurise berretini dhe modelja lelli me te lumtur se asnjehere
koha e dashurise berretini dhe modelja lelli me te lumtur se asnjehere

Deri më tani ka pasur vetëm foto të shkrepura nga paparacët, të fundit  datojnë në muajin korrik, teksa ecnin dorë për dore. Në rrjetet sociale nuk ka asnjë foto për të zyrtarizuar lidhjen, por historia mes Matteo Berrettinit,  i cili është ndarë nga Melissa Satta, dhe modeles, Federica Lelli, është në kulmin e saj.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane,  të dy po jetojnë bashkë, duke e ndarë kohën mes Romës dhe Monte Karlos. Lelli dashuron shumë tenisin, çka bën që lidhja mes tyre të jetë pothuajse perfekte.

Lidhja u zbulua nga revista Ki, sakaq thashethemet më pas u shtuan akoma më shumë  u marsin e kaluar kur u panë në një restorant pranë Ponte Milvio në Romë. Pjesa tjetër është…histori.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →