Bota

“Jam përdhunues!”/ Drogoi bashkëshorten dhe rekrutoi dhjetëra burra të abuzonin seksualisht me të, 71-vjeçari pranon fajësinë, tregon detaje nga krimi makabër

jam perdhunues drogoi bashkeshorten dhe rekrutoi dhjetera burra te abuzonin seksualisht me te 71 vjecari pranon fajesine tregon detaje nga krimi makaber
jam perdhunues drogoi bashkeshorten dhe rekrutoi dhjetera burra te abuzonin seksualisht me te 71 vjecari pranon fajesine tregon detaje nga krimi makaber

Dominique Pelicot, 71-vjeçari i akuzuar për drogimin e bashkëshortes së tij në mënyrë që të ishte e pavetëdijshme ndërkohë që dhjetëra burra abuzonin seksualisht me të për më shumë se 10 vjet, ka pranuar sot fajësinë.

Duke iu referuar 50 të bashkëpandehurve që akuzohen për përdhunimin e tashmë ish-gruas së tij Gisele, Pelicot tha: “Unë jam një përdhunues si të tjerët në këtë dhomë. Ata të gjithë e dinin situatën, nuk mund të thonë të kundërtën”, tha ai.

Ndërkohë për ish-gruan e tij, Pelicot tha se ajo nuk e meritonte atë që kishte ndodhur.

“Isha shumë i lumtur me të”, tha ai në gjykatë.

Xhisiela, së cilës iu dha mundësia të përgjigjej menjëherë pas kësaj, u shpreh se ishte shumë e vështirë për të që të dëgjonte të tilla gjëra, të shkaktuara nga një burrë me të cilin kishte ndarë jetën për rreth 50 vite.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts