Bota

Operacioni ‘Territori i pastër’, asgjësohen rreth 1400 bimë narkotike në Shkodër

operacioni territori i paster asgjesohen rreth 1400 bime narkotike ne shkoder





































Në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak, janë zbuluar dhe asgjësuar 1388 bimë cannabisi, në kuadër të operacionit anticannabis “Territor i pastër”.

shkoder

Policia vijon punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Qarku Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis “Territor i pastër”, asgjësohen 1388 bimë cannabisi.

Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak, dhe asgjësuan 1388 bimë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Kontrollet vijojnë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts