Bota

Ligji për studentët e mjekësisë, deputetja e PD: Kemi propozuar me Bardhin të shuhen afatet e pezullimit të diplomave, por mazhoranca votoi kundër

ligji per studentet e mjekesise deputetja e pd kemi propozuar me bardhin te shuhen afatet e pezullimit te diplomave por mazhoranca votoi kunder





































Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet projektligji “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”.

dhurata cupi te ligjet

Deputetja Dhurata Çupi është shprehur se në Këshillin e Legjislacionit, së bashku me Bardhin kanë propozuar që afatet e mbajtjes pezull të diplomës së studentëve të mjekësisë, nga institucionet shtetërore të shuhen, por është votuar kundër nga mazhoranca.

Ndër të tjera, Çupi tha se mazhoranca nuk ka hallin e studentëve dhe as shërbimin cilëson ndaj qytetarëve.

“Në Këshillin e Legjislacionit Unë dhe Z. Bardhi kemi propozuar që afatet e mbajtjes pezull të diplomës së studentëve të mjekësisë, nga institucionet shtetërore të shuhen. Pra mos të ketë afate bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fatkeqësisht nga mazhoranca u votua kundër.

Sepse mazhoranca nuk ka hallin e studentëve as të shërbimit cilësor ne shëndetin e qytetareve.  Dëmi financiar prej 500 milion euro në dekatën e fundit me 4 koncesione, tendera dhe prokurimet publike abuzive me vdekshmëri të shtuar dhe përkujdesje në spitale ne rënie, me trajtime të munguara dhe abuzime të tmerrshme në rastet e sëmundjeve onkologjike , janë e vërteta e këtij sistemi shëndetësor sot”, tha Çupi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts