“Pse askush nuk vret Biden ose Kamala-n?”, Shtëpia e Bradhë kritikon komentin e Musk

pse askush nuk vret biden ose kamala n shtepia e bradhe kritikon komentin e musk
pse askush nuk vret biden ose kamala n shtepia e bradhe kritikon komentin e musk

Shtëpia e Bardhë dënoi të hënën vërejtjet e shefit të Tesla-s, Elon Musk për dhunën politike si “të papërgjegjshme”, pas një postimi tashmë të fshirë në X, ku Musk komentoi një atentat kundër ish-presidentit Donald Trump.

“Nuk ka vend për dhunë politike apo ndonjë dhunë ndonjëherë në vendin tonë,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, duke theksuar rëndësinë e dënimit të dhunës. “Kjo retorikë është e papërgjegjshme”, shtohet në deklaratë.

Në një postim të dielën, Musk tha: “Dhe askush nuk po përpiqet të vrasë Biden/Kamala”, duke i kthyer përgjigje një përdoruesi të X i cili pyeti: “Pse duan të vrasin Donald Trump”.

Pronari i X sqaroi se ishte menduar si shaka, duke pranuar potencialin për keqinterpretim në formatin e tekstit. “Epo, një mësim që kam mësuar është se vetëm sepse i them diçka një grupi dhe ata qeshin, nuk do të thotë se do të jetë aq qesharake sa një postim në X,” shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →