Gjenerali amerikan vizitë në Tiranë, do të takohet me kryeministrin Rama dhe presidentin Begaj! Ambasada e SHBA: Përforcon aleancën mes vendeve tona

gjenerali amerikan vizite ne tirane do te takohet me kryeministrin rama dhe presidentin begaj ambasada e shba perforcon aleancen mes vendeve tona





































Gjenerali amerikan Christopher Cavoli ka mbërritur në vendin tonë për të marrë pjesë në Konferencën e 27-të të Shefave të Mbrojtjes të Kartës së SHBA-së dhe Adriatikut.

GXq3YRhWEAAvBCw

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Gjenerai Cavoli u prit në Ambasadën Amerikane në Tiranë nga e ngarkuara me Punë në vendin tonë, Nancy VanHorn.

Ambasada e SHBA shprehet se vizita e tij në Shqipëri përforcon aleancën dhe partneritetin e fortë të mbrojtjes mes vendeve tona.

“Komandanti i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandanti Suprem i Aleatëve për Evropë (SACEUR), gjenerali Christopher Cavoli, po viziton Tiranën për të marrë pjesë në Konferencën e 27-të të Shefave të Mbrojtjes të Kartës së SHBA-së dhe Adriatikut dhe për t’u takuar me liderët shqiptarë, përfshirë Presidentin, Bajram Begaj dhe Kryeministrin, Edi Rama. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti gjeneralin Cavoli në Ambasadë, ku u takua me anëtarët e Detashmentit të Gardës së Sigurisë Detare të Ambasadës për t’i falënderuar për shërbimin e tyre. Vizita përforcon aleancën dhe partneritetin e fortë të mbrojtjes mes vendeve tona, duke përfshirë ushtarët amerikanë dhe shqiptarë që trajnohen krah për krah”, shkruan Ambasada e SHBA.

GXq3YRhWEAAvBCw GXq3SkiWcAAm7oJ

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →