Bota

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Plaurent Dervishajt! Akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt

kerkoi ndryshimin e mases se sigurise apeli i gjkko rrezon kerkesen e plaurent dervishajt akuzohet per vrasjen e klodian saliut dhe vajdin lamajt





































Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi ‘arrestin me burg’ ndaj Plaurent Dervishajt, duke rrëzuar kështu kërkesën e tij për një masë më të lehtë sigurie.

plarent-dervishaj

Më 15 gusht, pas ekstradimit nga Dubai, Dervishajt iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për vrasjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, krime të ndodhura në vitin 2005, si edhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në vitin 2019.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Iliriana Olldashi (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më 17.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 188 akti, datë 11.09.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e të pandehurit/ankues P.D., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 103, datë 16.08.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (disponuar mbi kërkesën për ndryshim mase sigurimi)”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 103, datë 16.08.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts