Kryeministri Edi Rama u ka dhënë porositë e tij drejtuesve politike në qarqe dhe kryetarëve socialistë të bashkive, duke u thënë se duhet të punojnë maksimalisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.
Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se fokusi ka qene tek shqiptarët qe jetojnë jashtë vendit.
Rama ka kërkuar që në çdo bashkie te vendoset një koordinator i posaçëm, puna e të cilit është evidentimi i shqiptareve emigrantë që janë pjese e njësisë përkatëse administrative.
Burimet thonë se ka kërkuar krijimi i të dhënave të sakta mbi emigrantet dhe të nxiten për t’u regjistruar, me qellim pjesëmarrjen e tyre ne zgjedhje.
Rama kërkoi qe te gjithë te punojnë maksimalisht për garantimin e votës se diasporës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co