Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me EP & Partners Consultancy (EPPC) ka organizuar një trajnim treditor me temë “Marrëdhëniet në punë & Komunikimi” në ambientet e stadiumit “Air Albania”.
Në këtë trajnim morën pjesë trajnerët e ekipeve Kombëtare për djem dhe vajza, disa prej trajnerëve të ekipeve përfaqësuese rajonale për djem dhe vajza, si edhe përgjegjësi i sektorit të video-analizës në FSHF, Alarico Rossi dhe dy përgatitësit atletikë të Kombëtares shqiptare, Luca Laurenti dhe Iris Selimi.
Ky trajnim ka si qëllim të ndihmojë në rritjen e motivimit dhe cilësisë së komunikimit në punë si edhe për të kuptuar se çfarë është e nevojshme për të qenë i suksesshëm në marrëdhëniet në punë. Gjatë trajnimit u diskutuan edhe disa tema të tjera që kanë të bëjnë me rëndësinë e marrëdhënieve efektive në punë dhe përfitimet e zhvillimit të marrëdhënieve pozitive midis kolegëve.
Gjithashtu trajnimi u fokusua në zhvillimin e aftësive kyçe të komunikimit, të cilat janë thelbësore për një seancë stërvitore të suksesshme, duke përfshirë dëgjimin aktiv, ofrimin e reagimeve konstruktive, të folurit motivues dhe nxitjen e marrëdhënieve pozitive.
Të gjithë pjesëmarrësit ishin aktiv në diskutimet që u zhvilluan dhe në fund u pajisën me certifikatën e pjesëmarrjes dhe raportin e analizës Extended DISC.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co