Kryeministri Edi Rama, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton.
Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga takimi mes tyre, ndërsa shkruante “me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton”.
Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih prej ditës së djeshme, ku po merr pjesë në punimet e konferencës së Sigurisë.
Në qendër të këtij takimi janë vendosur krizat aktuale botërore, lëkundja e mbështetjes amerikane për Ukrainën në SHBA, rreziku i shtrirjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, e ardhmja e marrëdhënies transatlantike, Kina e vështirë dhe ndryshimi i klimës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co