Bota Shqiperia Sport

LIVE MANÇESTER SITI-INTER/ Starton pjesa e dytë, Guardiola kryen menjëherë 2 zëvendësime (VIDEO)

live mancester siti inter starton pjesa e dyte guardiola kryen menjehere 2 zevendesime video





































Do të startojë në orën 21:00, supersfida e mbrëmjes mes Mançester Sitit dhe Interit, e vlefshme për Champions League. 

stadiummi

Këto dy skuadra janë përballur vetëm një herë në garat zyrtare, në finalen e Ligës së Kampioneve të edicionit 2023. Në atë rast, “Qytetarët” fituan ndeshjen dhe turneun me rezultatin 1-0, finale e vulosur nga goli i Rodrit. 

Për sa i përket precedentëve, Interi ka shtatë fitore në 13 ndeshjet e fundit kundër kundërshtarëve të Premier Ligës, duke humbur gjashtë të tjerat. 

Të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku bien në sy surprizat. Kapiteni zikaltër Lautaro Martinez e nis duelin nga stoli. 

LIVE: MANÇESTER SITI – INTER 0-0

NGJARJET KRYESORE: 

41′ Aksion model i Interit, por tentativa e Turam në hyrje të zonës shkon jashtë kuadratit. Minuta të mira për skuadrën e Inzagit. (VIDEO) 

35′ Drithërima në portën e Interit, gjuajtja e Haland shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

33′ Dias është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë.

30′ Tjetër kërcënim i Interit, me Turam, por tentativa e tij u ndal nga Ederson, gjyqtari më pas sinjalizon pozicion jashtë loje. (VIDEO) 

19′ Ndizet sfida, Siti kundërpërgjigjet me Haland, që provon rrezikshëm me kokë, por i vëmendshëm Zomer që kontrollon gjithçka (VIDEO). 

16′ Kundërsulm i rrezikshëm i Interit, 3 kundër 3, por gjuajtja e Turam le për të dëshiruar, duke përfunduar jashtë kuadratit.

6′ Interi provon me Turam, i cili provon me të djathtën në hyrje të zonës, por ndalet pa problem nga portieri Ederson.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:  

SITI-INTER

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts