Zbardhet sherri midis fqinjëve në Tiranë që degjeneroi në përdorimin e armëve. Pyeten familjarët

zbardhet sherri midis fqinjeve ne tirane qe degjeneroi ne perdorimin e armeve pyeten familjaret
zbardhet sherri midis fqinjeve ne tirane qe degjeneroi ne perdorimin e armeve pyeten familjaret

Një konflikt i çastit mes dy fqinjëve me motive pronësie ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit me 1 të plagosur në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ku pas një konflikti verbal mes Xhevahir Kolaverit dhe Amarildo Kamberit, ky i fundit ka marrë armën e zjarrit duke plagosur në këmbë 47-vjeçarin.

Punonjësit e policisë së komisariatit Nr.1 bashkë më forcat Shqiponja kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të autorit për kapjen e tij. I plagosuri Xhevahir Kolaveri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë ne zonë dhe janë marrë në pyetje familjarët e dy fqinjëve, të cilët kanë mohuar se Kolaveri dhe Kmaberi kanë patur konflikt të mëparshëm.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →