Manchester City dhe Chelsea barazojnë 1-1 në supersfidën e Premier League, të mbajtur në “Etihad Stadium”. “Qytetarët” dominuan në pjesën e parë, por nuk mundën dot të ccanin “murin” londinez. Kur nuk shënon, e pëson, me të besuarit e Pocchetinos që shtangën vendasit me anë të Sterling.
Në pjesën e dytë, kampionët e Anglisë rritën ndjeshëm presionin dhe me qarkullim “dehës” të topit iu afruan disa herë golit të barazimit. Gjithsesi, për të vendos ekuilibrat mendoi Rodri, 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Manchester City pozicionohet në vendin e 3-të me 53 pikë. Chelsea gjendet në vendin e 10-të me 35 pikë.
Ky ishte takimi i fundit i ditës së sotme, i programuar për Premier League.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co