Juventus shtyn sërish takimin me fitoren dhe regjistron një tjetër rezultat negativ. Pas një barazimi dhe dy humbjeve, “Zonja e Vjetër” dështoi të triumfonte, pasi sfida ndaj Veronas në Stadio Marc’Antonio Bentegodi (Verona) u mbyll 2-2.
Një goditje fluturimthi e Folorunshos ndëshkoi portierin Ëojciech Szczesny, në minutën e 10-të. Skuadra e Max Allegrit fitoi penallti në të 28-tën, 11-metërsh i ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Dusa Vlahovic.
Veronezët e filluan “zjarr” fraksionin e dytë, duke “tundur rrjetën” me Noslin. Juve nuk e kishtë ndërmend të dorëzohej dhe sërish barazoi llogaritë, këtë herë me Rabiot.
Juventus kështu sheh Interin që arratiset, teksa aktualisht është në vendin e dytë me 54 pikë, 9 pikë më pak se zikaltërit kryesues, por ekipi nga Milano ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co