Bota Shqiperia

Me Audi të binduar, me targa gjermane, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë! Qarkullonte me pistoletë në mjet

me audi te binduar me targa gjermane arrestohet 30 vjecari ne tirane qarkullonte me pistolete ne mjet





































Policia ka vendosur në pranga një 30-vjeçar që qarkullonte me pistoletë në makinë.arrestim

Raportohet se i riu me iniciale K. L., u ndalua nga Forcat “Shqiponja” në rrugën “Bajram Curri”.

30-vjeçari mësohet se lëvizte me një automjet tip “Audi” të blinduar dhe me targa gjermane.

Gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia” për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ditën e djeshme kanë siguruar informacion nga inteligjenca informative se me një automjet tip “Audi” të blinduar, me targa gjermane, qarkullonte një shtetas dyshohet i armatosur. Bazuar në këto informacione është organizuar puna për kapjen e tij dhe është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”.

Në rrugën “Bajram Curri” shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts