Dita përkujtimore e Holokaustit, Presidenti Begaj: Shqiptarët nuk bënë kompromis as me jetët e tyre. Le të na shërbejnë historitë e tyre që të…

dita perkujtimore e holokaustit presidenti begaj shqiptaret nuk bene kompromis as me jetet e tyre le te na sherbejne historite e tyre qe te

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me Ditën Përkujtimore të Holokaustit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai është shprehur se në këtë ditë reflektohet mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.

Kreu i shtetit tha se ndihej krenar për vlerat e shqiptarëve që nuk bëri kompromis as për jetën e tij në mbrojtje të humanizmit.

“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.
Krenar per vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.
Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit”, shkroi presidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →