Pas deklaratës së deputetit të Partisë Socialiste në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24, sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri, tha se dënimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së për Uashingtonin, nuk është çështje e Partisë Demokratike dhe e Lulzim Bashës.
“Partia Demokratike ka denoncuar me kohe tentativat e Rames permes McGonigal per te nderhyre ne punen e organeve ligjzbatuese amerikane. Koha tregoi se Partia Demokratike kishte te drejte sa kohe vendimi i djeshem i gjykates ndaj McGonigal eshte fakt.
Zedhenesit dhe zedheneset e Rames duhet te kuptojne se shefi i tyre ka kaluar disa vija te kuqe permes korruptimit te nje ish zyrtari te FBI! Dhe as ky nuk eshte nje problem i PD apo i Bashes! Por nese mendojne qe “dajaku i shefit” ne asamblene e PS mund te zbutet duke u bere mburoje e tij, gabojne keq. Vendimet e gjykatave dhe verdikti i hetuesve qendrojne mbi retoriken e sherbetoreve te Rames!”, thuhet në reagim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co