Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, derisa ka folur në Fondin Gjerman Marshall ka thënë se pa Aleancën Veriatlantike nuk ka siguri në Evropë.
“Evropianët duhet të kuptojnë pa NATO-n, nuk ka siguri në Evropë. 80 për qind e shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s vijnë nga aleatët jo-BE. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me burimet. Bëhet fjalë edhe për gjeografinë. Pa Turqinë në Jug, Norvegjinë në Veri dhe SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar në Perëndim, është e pamundur të parashikohet siguria e kontinentit evropian”, ka thënë ai.
Shefi i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë se për një dekadë shpenzimet në të gjithë aleancën janë rritur ndjeshëm dhe se tashmë objektivi për ndarje të 2 për qind të Bruto Produktit Vendor (GTP) në mbrojtje nuk është i mjaftueshëm.
“Të gjithë aleatët e NATO-s tani investojnë të paktën 2% të PBB-së në mbrojtje ose kanë plane për të arritur atje së shpejti. Dhe për herë të parë, shpenzimet totale të mbrojtjes në Evropë dhe Kanada janë mbi objektivin prej 2%. Pra, lajmi i mirë është se ne kemi përmbushur zotimin që kemi bërë dhjetë vjet më parë. Por lajmi i keq është se kjo nuk mjafton më. Kjo është arsyeja pse aleatët e NATO-s kanë rënë dakord të shpenzojnë të paktën dy për qind të PBB-së për mbrojtjen. Për të përmbushur këto objektiva të dakorduara, aleatët do të duhet të shpenzojnë dukshëm më shumë se dy për qind të PBB-së për mbrojtjen në vitet në vijim”, ka thënë ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co