Ishin nisur nga Mali i Zi për në Shqipëri/ Mjeti lundrues iu pësoi defekt dhe rrezikonin mbytjen, shpëtohen 4 turistët e huaj

ishin nisur nga mali i zi per ne shqiperi mjeti lundrues iu pesoi defekt dhe rrezikonin mbytjen shpetohen 4 turistet e huaj
ishin nisur nga mali i zi per ne shqiperi mjeti lundrues iu pesoi defekt dhe rrezikonin mbytjen shpetohen 4 turistet e huaj

Njësia Policore Detare, në koordinim me Policinë Kufitare kanë shpëtuar katër shtetas të huaj. Atyre iu rrezikohej jeta, pasi mjeti i tyre lundrues ka pësuar defekt.

Mjeti lundrues turistik ishte nisur nga Mali i Zi dhe në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetas (dy shtetas anglezë, një shtetas zvicerian dhe një shtetas australian).

“Efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare shpëtuan 4 shtetas të huaj, të cilëve iu rrezikua jeta pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt.

Mjeti lundrues turistik ishte nisur nga Mali i Zi dhe në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetas (dy shtetas anglezë, një shtetas zvicerian dhe një shtetas australian).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare, me mjetin lundrues të Policisë, iu kanë shkuar në ndihmë 4 shtetasve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

[embedded content]

Gjithashtu, është tërhequr dhe nxjerrë në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt në motor.

4 shtetasit e huaj kanë falënderuar efektivët e Policisë që iu shpëtuan jetën dhe që nxorën në breg edhe mjetin lundrues”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →