Janë zbardhur emrat e efektivëve të Komisariatit të Kukësit, të cilët akuzohen se kanë përvetësuar rreth 2 milionë lekë përmes gjobave që u vendosnin makinave me targa të huaja.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi masa sigurimi “Arrest në burg”, ‘Arrest në shtëpi’, ‘Pezullim nga detyra’ dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 22 punonjësit e Policisë së Shtetit, Seksioni i Qarkullimit Rrugor në autostradën Milot-Morinë
Efektivët ndodhen nën akuzë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 135 të Kodit Penal.
Sipas Prokurorisë, gjobat e vendosura për automjetet me targa të huaja, ishin vjelur në vend nga agjentët verifikues dhe shumat e parave nuk ishin arkëtuar, duke hedhur dyshime të arsyeshme të përvetësimit të tyre nga punonjësit e policisë që i kishin vendosur ato gjoba.
Edhe AMP, bën me dije se punonjësit e policisë, duke keqpërdorur aksesin në sistemer dhe databazat e Policisë së Shtetit, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative.
Njoftimi
Sot me daten 19.09.2024, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në kuadër të operacionit “Targa e huaj ekzekutoi Vendimin Penal Nr 55 datë 19.09.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni Përgjithshëm Kukës, “, për caktimin e masave së sigurimit personal shtrënguese “Arrest me burg”.” Arrest shtëpie” dhe ” Detyrim paraqitje” për 22 punonjës policie përkatësisht:
1- N/Komisar Krenar Molla, me detyrë Specialist Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Shkodër, masë sigurimi personal “Arrest me burg”.
2- Inspektor Gasper Gjeta, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest me burg”
3- Armand Shehu, Trupë shërbimi në seksionin Operacional për sigurinë Rrugore në Grupin e pajisjeve special, “Arrest me burg”
4- Inspektor Ndoc Pjetri, me detyrë Trupe shërbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, masë sigurimi personal “Arrest me burg”.
5- Ish- punonjësi i policisë, Inspektor Armir Hallaçi, në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest me burg”
6- Inspektor Marjan Baloj, me detyrë Trupe shërbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, masë sigurimi personal “Arrest ne shtepi”.
7- Inspektor Kastriot Gjini, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Arrest në shtëpi”
8- Inspektor Gilbert Kapxhiu, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Arrest në shtëpi
9- Inspektor Arsim Braha, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest në shtëpi”
10-Komisar Gramoz Dafku, me detyrë Shef Seksioni I trafikut Urban dhe Interurban në DVP- Elbasan, ” Detyrim paraqitje”
11-N/Komisar Shuaip Gjuta me detyrë aktuale Përgjegjes Turni në SPK-Aeroporti Kukës, në DVKM-Kukës, “Detyrim paraqitje”
12-N/Komisar Artan Pellumbi, me detyrë Specialist rendi në Kom. Pol. Dibër.
13-N/Komisar Agron Nika, Oficer i Policisë Gjyqësore në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”
14-Inspektor Zenel Axhami, me detyrë patrullë e përgjithshme në Komisarjatin e Policisë Kukës, “Detyrim paraqitje”
15-Inspektor Flori Asqeri Xhelo, ish punonjës policie në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”
16- Inspektor Ismail Petku me detyrë Trupë shërbimi operacionale F.P.Shqiponja në DVP-Kukës,” Detyrim paraqitje”
17-Inspektor Gjovalin Tushaj me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”
18- Inspektor Gjelosh Laska me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”
19- Inspektor Flavio Ademi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugor dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”
20-Inspektor Bardhok Çupi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, ” Detyrim paraqitje”
21-Inspektor Alfred Tushaj, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”