Champions League/ Barcelona bie në Principatë, fiton Atletico, Arsenal dhe Atalanta ndajnë pikët

champions league barcelona bie ne principate fiton atletico arsenal dhe atalanta ndajne piket
champions league barcelona bie ne principate fiton atletico arsenal dhe atalanta ndajne piket

Këtë të enjte u luajtën ndeshjet e radhës në Champions League. Atalanta dhe Arsenal barazuan pa gola, në ndeshjen e luajtur në Bergamo.

Barcelona pësoi disfatë 2-1 nga Monaco. Garcia mori karton të kuq në minutën e 11-të, duke komplikuar llogaritë për katalanasit. Achliouche realizoi për vendasit nga Principata, ndërsa u kundërpërgjigj Yamal. Goli i Ilenikhena i dhuroi fitoren Monacos në fillimin e pjesës së dytë.

Atletico Madrid triumfoi 2-1 ndaj Leipzig falë Griezmman dhe Gimenez, duke bërë të pavlefshëm golin e sllovenit Sesko. Takimi tjetër, Brest-Sturm Graz u mbyll 2-1.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co