Mbrojtja e Ukrainës “nuk duhet të sjellë luftë botërore”, thotë ministri i Jashtëm italian.
Italia është gati të dërgojë një sistem tjetër antiraketë Samp-T në Ukrainë, tha të enjten ministri i jashtëm Antonio Tajani, duke nënvizuar megjithatë nevojën për të shmangur hyrjen në luftë me Rusinë.
“Ne po dërgojmë një sistem të ri Samp-T (sistem antiraketë) për të mbrojtur spitalet, shkollat, universitetet… për këtë vend që u sulmua nga Rusia”, tha Tajani për Radio 24.
Ai shtoi se “të mbrosh Ukrainën nuk do të thotë të sjellësh një luftë botërore… Ne po ndihmojmë Ukrainën dhe duhet të arrijmë një paqe të drejtë”.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co