Burime për BalkanWeb kanë bërë me dije dhe kanë zbuluar detaje nga skema e mashtrimit që 22 efektivët e policisë kishin krijuar për të përfituar para nga drejtuesit e mjeteve në autostradë.
Sipas po të njëjtave burime AMP mori një sinjalizim nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbalë dhe kishin marrë paratë vetë, duke mos i dorëzuar te financa.
200 deri në 500 mijë lekë të vjetra ishin gjobat, teksa objektiv ishin të gjithë të huaj, kryesisht shtetas kosovar.
Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit. Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj, teksa janë sekuestruar dhe disa prova materiale.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co