Sulmet izraelite vrasin 15 persona në Gazë

sulmet izraelite vrasin 15 persona ne gaze
sulmet izraelite vrasin 15 persona ne gaze

Autoritetet palestineze thanë se 15 persona janë vrarë në sulmet që Izraeli kreu gjatë natës në Rripin e Gazës.

Ndërkaq, në një sulm ajror mëngjesin e 20 shtatorit, që goditi një shtëpi në Qytetin e Gazës, la të vrarë gjashtë persona, përfshirë edhe fëmijë, tha Mbrojtja Civile e Gazës. Një tjetër person u vra në Qytetin e Gazës, kur një sulm ajror goditi një grup njerëzish që ishin në rrugë.

Në Beit Hanun, në veri të Qytetit të Gazës, një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën kur një automjet u godit nga një sulm ajror izraelit, tha Mbrojtja Civile.

Mbrëmjen e së enjtes, gjashtë persona ishin vrarë kur një sulm ajror shënjestroi një shtëpi në Qytetin e Gazës, ndërkaq nga një person u vra edhe në Beit Lahja.

Izraeli pretendon se shënjestron vetëm radikalët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe grupet e tjera të armatosura, që sipas tij, vënë në rrezik civilët, pasi operojnë në zonat e banuara.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 41.000 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co