Serie A është mbërthyer nga valsi i trajnerëve, ku vetëm Inter e Juve, dy ekipet e kreut, duken të qetë, pjesa tjetër poshtë tyre, duke nisur nga Milan, Napoli e Roma, të gjithë po mendojnë për një trajner të ri. Si hije mbi Piolin, Mazzarrin dhe De Rossin qëndron prej kohësh Antonio Conte, trajneri më i dëshiruar për momentin në Itali, kjo dhe për vetë faktin se është trajneri më “big” i papunë.
Nuk është një sekret që këto tre ekipe janë futur prej kohësh në garë për të joshur Conten, po e joshin me para, por dhe me projekte sportive. Milan është një hap përpara pasi po negocion prej kohësh me Conten, me këto negociata po merret personalisht Ibra, por nëse kjo pistë dështon, Ibra ka gati edhe planin B, bëhet fjalë për Thiago Motta. Jo vetëm Conte, një emër shumë i lakuar në Serie A dhe jo vetëm është edhe Motta, trajneri aktual i Bologna-s.
Nga Spanja bëjnë më dije se Motta është një opsion edhe për Barcelonën. Nëse Xavi do të largohet në përfundim të këtij sezoni, atëherë Motta mund të jetë i përzgjedhur për të zëvendësuar Xavi-n, pozitat e të cilin po lëkunden gjithnjë e më shumë, mbi të gjitha pas eliminimit të rëndë nga Bilbao në Kupën e Mbretit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co