Vetëm 2 ndeshje me fanellën e Bodrumspor, i kanë mjaftuar Taulant Seferit për të gjetur rrugën e rrjetës. Sulmuesi i Kombëtares e bën “sefte” me skuadrën e tij të re, në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Hatajspor.
Djaloshi nga Kumanova, tundi rrjetën në minutën e 27-të të sfidës, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 falë golit të Seferit.
Titullar në këtë sfidë për skuadrën e Bodrumspor, aktivizohet edhe Arlind Ajeti.
PANORAMASPORT.AL