Kampionët në fuqi të Egnatias janë gati për ndeshjen me Elbasanin surprizues, një sfidë që do të luhet të dielën në “Elbasan Arena”, ora 20:00. Në konferencën për shtyp të vigjiljes, tekniku Edlir Tetova, e ka bërë të qartë synimin e rrogozhinasve, edhe pse luajnë në transfertë.
“Çdo stërvitje gjatë javës ka qenë e mirë, për ndeshjen e radhës çdo gjë është gati. Me Elbasanin është një ndeshje shumë e rëndësishme, shumë e fortë. Egnatia shkon për tri pikë”.
“Elbasani bën lojë, është një skuadër shumë e organizuar, por ne do të vazhdojmë me objektivat që kemi. Terreni ku do luajmë është shumë i mirë, të lejon të tregosh atë që dëshiron, besoj se do të jetë një ndeshje e bukur”.
“Kundërshtari, me organikën që ka, të jep përshtypjen e një ekipi që pretendon, por unë jam i fokusuar te skuadra ime. Egnatia që kam unë në mendje? Ekipi po mer formë, jemi në një rrugë të mirë. Sigurisht që do kohën e vet, por mendoj se shumë shpejt Egnatia do jetë në nivelet që ka qenë”.
“Përveç ndeshjes me Vllazninë, ku sigurisht ne bëmë analizat tona, mendoj se në ndeshjet e tjera skuadra ka treguar rritje graduale. Por ka akoma kohë, janë shumë ndeshje përpara”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co