Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka sekuestruar pasuritë e shtetasit E.B., i dënuar më parë për trafikim narkotikësh.
Procedimi është hapur pas dyshimeve se E.B. dhe persona të lidhur me të kanë në pronësi pasuri që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Pas verifikimeve të detajuara të veprimeve ekonomike dhe juridike të shtetasit, është konstatuar se pasuritë në zotërim nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e tyre.
Shtetasi E.B. është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe aktualisht është i arrestuar nga autoritetet austriake për përfshirje në aktivitete të paligjshme të ngjashme.
Në përputhje me ligjin, Prokuroria ka kërkuar në gjykatë sekuestrimin e dy pasurive të paluajtshme, të cilat përfshijnë:
- Një apartament me sipërfaqe 138.3 m²
- Një apartament me sipërfaqe 50 m²
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co