Alexei Navalny u shua nga “sindroma e vdekjes së papritur”? Tezat mbi ndarjen nga jeta të liderit opozitar rus

alexei navalny u shua nga sindroma e vdekjes se papritur tezat mbi ndarjen nga jeta te liderit opozitar rus
alexei navalny u shua nga sindroma e vdekjes se papritur tezat mbi ndarjen nga jeta te liderit opozitar rus

Sipas versionit të dhënë nga Moska, vdekja e disidentit 47-vjeçar, i burgosur në koloninë penale Kharp, ishte shkaktuar nga një sëmundje e papërcaktuar e zemrës. Rezultatet e një komisioni ndërkombëtar tregojnë se viktimat e këtyre sulmeve në mbarë botën arrijnë në afërsisht 4.5 milionë çdo vit.

Lideri opozitar rus Alexei Navalny, sipas Moskës, vdiq të premten më 16 shkurt nga “sindroma e vdekjes së papritur”. Sipas Rusisë, vdekja e 47-vjeçarit të burgosur, në rajonin arktik të Yamalo-Nenets, u shkaktua nga shkaqe natyrore. Sipas departamentit rajonal të Shërbimit Federal të Ndëshkimit Rus, Navalny, i cili qëndronte në burg që nga viti 2021 ku po vuante një dënim 19-vjeçar, u sëmur pas një shëtitje në ajër të pastër. Russia Today raportoi se vdekja ishte shkaktuar nga tromboza.

Një autopsi mund të sqarojë shkaqet e vdekjes, por siç raportoi avokati i Navalny, trupi i liderit opozitar nuk ishte në morg. Që në minutat e para pas lajmit për vdekjen e Alexei Navalny, anëtarët e familjes, mbështetësit dhe dhjetëra liderë ndërkombëtarë dhe organizata të të drejtave të njeriut ngritën dyshime për rrethanat reale që çuan në vdekjen e 47-vjeçarit, duke vënë në pikëpyetje rolin e presidentit rus Vladimir Putin.

Termi “sindromë e vdekjes së papritur” në mënyrë gjenerike tregon vdekjet si pasojë e patologjive kardiake, jo gjithmonë të njohura, të cilat shkaktojnë fibrilacion ventrikular dhe arrest kardiak. Sipas rezultateve të një komisioni ndërkombëtar, të përbërë nga qendra të specializuara si Fondacioni Auxiologjik Irccs i Milanos, çdo vit sindroma është shkaku i vdekjes për 4.5 milionë njerëz në mbarë botën. Në Evropë viktimat vjetore arrijnë në rreth 300 mijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →