“Kam 1 mijë mënyra për ta shkatërruar”- Akuzoi Arbenitën se i rrëmbeu vajzën, Fero bashkohet sërish me Ninën! Kërcënime e dhunë, brenda marrëdhënies së ish-çiftit

kam 1 mije menyra per ta shkaterruar akuzoi arbeniten se i rrembeu vajzen fero bashkohet serish me ninen kercenime e dhune brenda marredhenies se ish ciftit





































Pasi ish-reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, akuzoi ish-partneren e tij, Arbenita Ismajli, se i ka mohuar të drejtën për të takuar vajzën që kanë së bashku, Ninën, së fundmi ai shihet duke kaluar kohë me të voglën e tij.

arbenita ismajli6

Me anë të disa postimeve në InstaStory, Fero është parë me vajzën por nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur dhe kush është vendimi i gjykatës.

kam 1 mije menyra per ta shkaterruar akuzoi arbeniten se i rrembeu vajzen fero bashkohet serish me ninen kercenime e dhune brenda marredhenies se ish ciftit 1

Kujtojmë që disa ditë më parë ai ka thënë se është në depresion dhe sipas tij, gjendja e rënduar emocionale iu krijua pikërisht se nuk ka takuar të bijën për një periudhë të gjatë.

kam 1 mije menyra per ta shkaterruar akuzoi arbeniten se i rrembeu vajzen fero bashkohet serish me ninen kercenime e dhune brenda marredhenies se ish ciftit 2

Pas këtyre deklaratave, reperi ka bërë një tjetër reagim, ku shprehu hidhërimin e tij për situatën në të cilën ndodhet.

Ai u shpreh se “di një mijë mënyra për të shkatërruar dikë”.

kam 1 mije menyra per ta shkaterruar akuzoi arbeniten se i rrembeu vajzen fero bashkohet serish me ninen kercenime e dhune brenda marredhenies se ish ciftit

Një njeri kur është i shkatërruar në një mijë mënyra, di një mijë rrugë për të rindërtuar veten edhe njëmijë mënyra të tjera, për të shkatërruar dikë,” shkroi ai së fundmi në Instagram.

Sipas Feros, pas ndarjes nga Arbenita, vendimet që janë marrë për të bijën gjatë procesit të divorcit nuk respektohen nga ana e modeles.

“Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time. Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet. Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të”, tha Fero.

kam 1 mije menyra per ta shkaterruar akuzoi arbeniten se i rrembeu vajzen fero bashkohet serish me ninen kercenime e dhune brenda marredhenies se ish ciftit 3

Ish-reperi iu drejtua prokurorisë duke thënë që ndodhet në gjendje të rënduar dhe paralajmëroi “çfarë ndodh në nuk i kontrolloj emocionet e mia?”.

Më pas shtoi: “Po bëj një thirrje për Prokurorinë e Gjilanit, veçanërisht për prokuroren që e ka rastin tim. Nuk po di si ta shpjegoj ndryshe që jam në një gjendje shumë të rëndë. Çka ndodh nëse unë nesër nuk mund t’i kontrolloj emocionet e mia?”

arbenita ismajli6

Ndër të tjera Fero shprehet se nuk mund të flasë hapur lidhur me situatën, duke shtuar se “prokuroria mund të hakmerret dhe t’i heqë edhe ato pak ditë që i ka për të parë vajzën e tij”.

Kujtojmë që ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, ndërsa pas kësaj ai ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren dhe e ka kërcënuar atë se “do të vrasë nëse ma merr vajzën.”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →