Aksidenti me një të plagosur në aksin Korçë- Pogradec, Policia jep detajet e para

aksidenti me nje te plagosur ne aksin korce pogradec policia jep detajet e para
aksidenti me nje te plagosur ne aksin korce pogradec policia jep detajet e para

Policia e Korçës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin ku mbeti e plagosur një këmbësore.

Policia thotë se automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Teksa vijojnë ende hetimet për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak/ Rreth orës 16:55, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →