Barazim në “Air Albania”, Partizani dhe Tirana nuk “ndezin” në derbi

barazim ne air albania partizani dhe tirana nuk ndezin ne derbi
barazim ne air albania partizani dhe tirana nuk ndezin ne derbi

Tirana dhe Partizani barazojnë pa gola në derbin e kryeqytetit, në ndeshjen e kampionatit të luajtur në “Air Albania”.

Në minutën e 23-të, Zharmuni “flirtoi” me golin, por vetëm kaq, pasi portieri Qirko neutralizoi sferën. Në fundin e pjesës së parë, të kuqtë shfaqen në zonën e kundërshtarit, gjithsesi, Cara nuk bën dot asgjë, duke çuar dëm aksionin.

Bardheblutë futen me shumë dëshirë në pjesën e dytë, provoi Haxhiu duke lëshur kështu sinjale të qarta.  Ritmi më pas nuk ishte në lartësinë e duhur, pavarësisht 6 minutave shtesë rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Partizani renditet në vendin e 3-të me 9 pikë, ndërsa Tirana në vendin e shtatë me 6 pikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co